Numërohen 81.9% e kutive në Mal të Zi, prin Gjukanoviq

E publikuar: 30/08/2020 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 81.9% të kutive të numëruara, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Mal të Zi udhëheq me diferencë të ngushte 2% koalicioni i presidentit Milo Gjukanoviq kundrejt koalicionit proserb.

Shqiptarët deri më tani ndajnë nga një mandat për koalicion, dy në total. Nëse vazhdon me këtë trend, qeverinë e re te Malit të Zi mund ta vendosë një shqiptar. Partia “E zeza në të bardhe” e Dritan Abazoviq, ka fituar 4 mandate.

Deri më tani ai mund të prishë balancat dhe të vendosë për koalicione me Gjukanoviq apo proserbët. Në deklaratat e tij në kohët e fundit Abazoviq ka qenë kundër presidentit Gjukanoviq./tch