Numër rekord vendesh të lira pune në Gjermani

E publikuar: 08/08/2017 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i vendeve të lira të punës në ekonominë gjermane ka shënuar një rekord të ri.
”Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 ka patur rreth 1,1 milionë pozicione të lira në mbarë vendin, numri më i madh i vendeve të punës të regjistruara që nga bashkimi Gjerman në 1990”, sipas një raporti të botuar sot nga Instituti për Hulumtime të Punësimit (IAB).

Të dhënat kanë treguar një rritje të pozicioneve të lira në 35 000, krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje prej 114 000 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Instituti është mbështetur në një studim të rregullt të bizneseve gjermane për nxjerrjen e shifrave të sakta.

Prodhimi gjerman ka reflektuar 124 000 vende të lira pune gjatë tremujorit të dytë, duke e rritur numrin në 6 000 çdo tremujor dhe 24 000 nga viti në vit, përcjell Atsh.

Gjithashtu, sektori i ndërtimit është përpjekur të plotësojë pozicionet me 101 000 vende të lira pune gjatë periudhës prill-qershor, një rritje tremujore prej 13 000 dhe një rritje vjetore prej 3 000.