Numër i madh i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shënohen edhe 13 viktima

E publikuar: 02/07/2020 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 173 raste të reja me koronavirus, ndërsa 13 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i viktimave në total ka arritur 319, ndërsa numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 6225.

Ndërsa, statistikat e fundit tregojnë që brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 150 pacientë të shëruar pas infektimit me koronavirus.