Numër alarmant të infektuarish nga koronavirusi në Prishtinë

E publikuar: 27/06/2020 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës sonte prin nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve nga Covid-19.

Plot 44 raste të reja janë shënuar në kryeqytet nga 96 sa dolën në nivel vendi.

Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 48.