Nuland: Gjykata Speciale e çon përpara Kosovën

E publikuar: 12/07/2015 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, pati takim me Ndihmësen për Çashtje të Europës dhe Azisë të Sekretarit të ShtetitJohn Kerry, Victoria Nuland.
Në deklaratën për shtyp të Kuvendit, thuhet se kryetari Veseli falenderoi Nuland për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria amerikane po jep për Kosovën në avancimin e proceseve politike dhe ekonomike të saj.
Në takim u theksua nevoja e ecjes përpara të shtetit të Kosovës, në integrimet euroatlantike dhe për këtë, Nuland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA.
Po ashtu Nuland shprehu nevojën që shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuni dhe vendosmëni në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, si janë procesi i dialogut me Serbinë dhe Gjykata speciale.
Nuland theksoi se asht e nevojshme që Kosova me vendosmëni ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që vendi me ecë përpara, ndërsa kryetari Veseli theksoi se Republika e Kosovës ka me e kapërcye këtë sfidë me përgjegjësi shtetnore në partneritet me SHBA dhe Bashkimin Europian – thuhet me tej në deklaratë.
Në takim u bisedua edhe për çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuem, si parakusht themelor për me ndërtue nji ambient ma kredibil për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nuland gjithashtu shprehu vlerësimet e Qeverisë amerikane për rolin shumë pozitiv dhe rezultativ që po jep shteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjive të tij. Ajo siguroi se edhe në këtë rrafsh, mbështetja amerikane për Kosovën ka me qenë e plotë, – përfundon deklarata e Kuvendit të Kosovës.