Nuk votohet propozim-rezoluta për dështimet e koalicionit qeverisës

19.06.2019 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nuk votohet propozim-rezoluta për dështimet e koalicionit qeverisës

Kuvendi i Kosovës po zhvillon punimet e seancës plenare, ku në rend dite janë paraparë rreth 35 pika mbi të cilat po kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.

Ndër të tjera, është hedhur në votim edhe propozimi i rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që votuan vetëm 28 deputetë, dhe u shty për seancat e radhës.

Në votim është hedhur edhe propozimi rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, dhe as për këtë nuk ka pasur kuorum në votim, transmeton ksp.

Gjithashtu nuk është votuar as për propozim-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

E këtu pati një komentim nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

“Pse po thoni ka dështuar koalicioni kur nuk e votoni rezolutën”, tha Haliti.

Në seancën e sotme plenare po mungon kuorumi në votim, dhe si pasojë e kësaj, deri tani nuk ka arritur të kalojë asnjëherë nga pikat.

Nuk ka pasur vota të mjaftueshme as për raportin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Nuk ka kaluar as raporti i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo bankare.

Deputetët nuk e kanë votuar as raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës për vitin 2017.

Mungesë të kuorumit në votim ka pasur edhe për raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2017.

Nuk është votuar mjaftueshëm as për emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Nuk ka kaluar as votimi për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

Për seancat e radhës ka mbetur edhe votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës

Gjithashtu, pas një debati për amendamentin 5, të propozuar nga Bekim Haxhiu, për të mundësuar implementimin e ligjit për Sponzorizime, ku u tha se përmes tij do të mbështetën kultura dhe sporti, nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë