Nuk votohet projektligji për RTK-në

E publikuar: 02/11/2018 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që ta votojë sot projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës, RTK-në. Si pasojë e mungesës së votimit nga deputetët, ai iu rikthye propozuesit.

Përveç kësaj, deputetët votuan një varg projektligjesh që ndërlidhen me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si ai për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, ligjin për kinematografinë, ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, ligjin për bibliotekat dhe ligjin për sponsorime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.