Nuk do të besoni se sa fitore me radhë i ka shënuar Prishtina e Constantinides

E publikuar: 20/03/2016 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U flit se Peja është e pandalshme dhe ka thyer çdo rekord të mundshëm fitoresh në basketboll.

Pejanët kishin arritur të shënonin 20 fitore radhazi.

Por Prishtina e Antonis Constantinides e ka thyer këtë rekord . Kampionët ballkanik dhe vendor prej ardhjes së trajnerit qipriot nuk kanë pësuar asnjë humbje duke shënuar hiq më pak se 21 fitore në të githa garat, shkruan Gazetaolle.com.

Pikërisht fitorja kundër Pejës në Ligën Ballkanike e barazi rekordin e pejanëve, ndërsa të shtunën kundër Bashkimit, Prishtina arriri fitoren e 21-tëme radhë.

Trajneri Constantinides e ka mposhtur tri herë Pejën në të gjitha garat.

Bardhëekaltërit të dielën do të luajnë përsëri, kësaj radhe me Vëllaznimin dhe duke parë diferencat në fushë atëherë vazhdimi i serisë nuk do të ishte çudi.