Nuk do ta besoni sa milionë mungesa kanë nxënësit e Kosovës

E publikuar: 20/10/2016 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raporti i Drejtorisë së arsimit për vitin shkollor 2015/2016 ka nxjerrë në pah se në shkollat e kryeqytetit problem paraqesin mungesat e nxënësve, por jo suksesi. I fundit ka dalë njësoj me vitin paraprak shkollor në të tri nivelet e arsimit.

Por ky raport gjithashtu tregon se shkollat në kryeqytet në arsimin fillor, për vetëm një vit shkollor, kanë bërë afro 1.2 milionë mungesa, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në arsimin fillor janë evidencuar mbi 180 mijë mungesa. Në atë të mesëm të ulët afro gjysmë milioni mungesa, dhe në atë të mesëm të lartë afro 600 mijë sosh.

Sipas Raportit, suksesi i nxënësve ka shënuar një rritje prej më pak se një për qind krahasuar me një vit më parë. Është evidencuar kalueshmëri e lartë e nxënësve nga klasa në klasë, teksa 50 për qind e tyre rezultojnë të jenë nxënës të shkëlqyeshëm, dhe shumë pak që e humbin vitin shkollor…