Nuk do ta besoni me çfarë është bërë fustani nusërisë (Foto)

E publikuar: 07/12/2016 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një adoleshente ka krijuar një fustan dasme vetëm me letra higjenike, dhe çmimi i tij është vetëm 30 paund. Rachel Lefleur ishte 15 vjeç kur nisi të krijonte fustanin për detyrat e shtëpisë në tetor të 2015.

Letrat higjenike janë punuar e ngjitur me njëra tjetrën për të dhënë një fusta të mrekullueshëm me ‘trëndafila’. Vetëm 30 paund, katër muaj punë dhe ‘qindra orë’ iu deshën Rachel të përfundonte projektin e saj. Rachel sot është 16 vjeç dhe jeton në Kent me prindërit e saj, Denise 51 dhe Gavin Lefleur 48 vjeç, një analist kompjuteri.

“Nuk kisha bërë më parë ndonjë fustan të tillë por u frymëzova kur pashë festivalin e veshjeve me letra higjenike në Amerikë, në YouTube dhe mendova ta bëj dhe unë. Ka qënë një punë vërtetë me dashuri dhe nuk e imagjinoj se sa orë ka shpenzuar për të. Por jam shumë e kenaqur për rezultatet”, ka thënë adoleshentja për “The Sun”.