Nuk përjashtohet edhe një sulm i ri i Amerikës ndaj Sirisë

E publikuar: 10/04/2017 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i presidentit amerikan, Herbert Raymond McMaster e ka lënë të hapur mundësinë e sulmit të ri ushtarak në Siri.
Ai theksoi se SHBA nuk dëshiron të veprojë vetëm, për të përmbysur presidentin Bashar al-Assad.

Në intervistën e parë për ‘Fox News’, McMaster ka thënë se SHBA ka ‘dy gola’ për të mposhtur shtetin islamik dhe për të hequr presidentin sirian Bashar al-Assad nga pushteti, transmeton lajmi.net.

McMAster sugjeroi që Trump të kërkoj përgjigje globale politike për ndryshimin e regjimit në Siri, gjithashtu edhe të Rusisë.

“Është shumë e vështirë të kuptohet se çfarë lëvizje politike duhet të përdoret për të përcaktuar nëse regjimi i Assadit të vazhdoj”, theksoi ai duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë ndryshim.

Sipas tij, edhe vendet tjera duhet të bëjnë pyetjen se pse duhet mbështetur regjimi që kryer vrasje masive ndaj qytetarëve të saj.