Nuk ndërpritën aktivitetet sportive, kabineti qeveritar kërkon që ndeshjet të zhvillihën pa shikus

E publikuar: 11/03/2020 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës të enjten ka marr masa mbrojtëse ndaj Coronavitusit, duke vendosur që të gjitha aktivitet sportive përkohësisht të zhvillohen pa tifozë.

Pasi që Qeveria ka marr masa për disa nivele, me kërkesë të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kjo ndalesë është vendosur edhe për tifozët.

“Sot në takimin që patë folëm që aktivitet sportive të zhvillohen normalisht, por shikuesit të mos marrin pjesë”, ka thënë Dumoshi.

Ky propozim sikurse propozimet tjera janë votuar unanimisht nga Qeveria e Kosovës.

Ky vendim prek sportet më popullore si futbollin dhe basketbollin, që kanë shikues të konsiderueshëm.