Nuk mjafton vetëm Viagra +18 (Foto)

E publikuar: 04/08/2015 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka dyshime se prodhimi i barnave si Viagra, Cialis dhe Levitra (inhibitorët e PDE-5) ka pasur një ndikim të madh në jetën seksuale të njerëzve në të gjithë botën.

Numri i recetave të shitura në Angli ka arritur në 1.7 milionë në vitin 2014. Tani, të gjithë burrave me probleme impotence mund t’ju jepet një barnë e tillë dhe ata nuk kanë pse të shkojnë te mjeku i familjes.

Mirëpo, një specialist i shëndetit seksual në spitalin “Good Hope” (Shpresa e Mirë) në Birmingem, beson se në gjysmën e rasteve, këto barna nuk ndikojnë, sepse problemi i vërtetë i tyre është testosteroni i ulët.

Geoffrey Hackett tha për Daily Mail se testosteroni është përgjegjës për energjinë e ulët te burrat, për libidon dhe funksionimin seksual. Ai sugjeron se një në pesë burra me disfunksion erektil ka mungesë testosteroni.seks-anal-apa-saja-resikonya

Mjaft mjekë besojnë se shumë prej problemeve që përjetojnë burrat në moshën e mesme, si libidoja e ulët, disfunksionet erektile, lodhja dhe humori i keq vijnë për shkak të rënies së niveleve të testosteronit. Ato mund të kurohen me terapi të zëvendësimit të testosteronit në formën e injeksioneve ose pilulave. Megjithatë, atyre mund t’ju duhet edhe Viagra. Dr. Malcolm Carruthers nga Qendra për Shëndetin e Burrave beson se mjekët duhet ta marrin në konsideratë terapinë e testosteronit kur kanë pacientë me probleme në funksionimin seksual.

“Viagra mund të funksionojnë, por mungesa e testosteronit përkeqëshet dhe disfunksioni seksual kthehet”, thotë ai.

Javën e shkuar ai publikoi një studim me të dhëna nga 2000 pacientë, që ishin vizituar në klinikën e tij gjatë 25 viteve të shkuara, ku rezultonte se te 60 për qind e pacientëve, simptomat ishin përmirësuar nga terapia e testosteronit dhe 90 për qind e tyre nga kjo terapi, bashkë me një inhibitor PDE-5. Megjithatë, testosteroni mund të mos jetë shkaku i vetëm i problemeve me ereksionit, por edhe sëmundjet vaskulare, që kanë të bëjnë me ngushtimin e arterieve si pasojë e dietës së varfër, mungesës së ushtrimeve, duhanpirjes dhe gjenetikës.