Nuk mjaftojnë 51 pikët nga Kevin Durant, kampioni gjunjëzohet në Kanada

E publikuar: 30/11/2018 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi kaluan krizën e rezultateve dhe morrën tri fitore radhazi, Golden State Warriors ka pësuar përsëri humbje.

Kampionët në fuqi të NBA-së janë mposhtur në udhëtim në Kanada nga Toronto Raptors.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 119:119, ndërsa u desh të luhej koha shtesë për tu përcaktuar fituesi.

Në fund ishin lojtarët e skuadrës kanadeze që arritën fitore pas kohës shtesë me tri pikë epërsi 131:128.

Transferimi i madh i verës, Kawhi Leonard ishte më meritori për këtë fitore të Raptors me 37 pikë, tetë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe alo qendra nga Kameruni, Siakam që shtoi 26 pikë, ndërsa Serge Ibaka e mbylli ndeshjen me 20 sosh.

Për Golden State në këtë takim shkëlqeu basketbollisti i tyre më i mirë Kevin Durant.

30-vjeçari ishte i pandalshëm duke shënuar 51 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Toronto pas kësaj fitore vazhdon të jetë lider në Konferencën e Lindjes me bilanc 19:4, ndërsa Warriors janë në vendin e tretë në Perëndim me bilanc 15:8. /Telegrafi/