Nuk mbahet seanca rreth përleshjes së deputetëve Selimi – Kamishi

E publikuar: 08/02/2016 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e përleshjes mes deputetëve Rexhep Selimi dhe Bekim Haxhiu – Kamishi, e filluar sot, është anuluar pasi që nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj.

Seanca nuk është mbajtur për shkak se në të nuk ka marrë pjesë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, raporton Koha.net.

Gjykatësi i rastit, Vesel Ismajli lidhur me ndërprerjen e seancës ka thënë se “nuk i ka mbetur tjetër pos të lëshojë fletë arrestet për të implikuarit”.

Nuk ka datë për vazhdimin eventual të kësaj seance.