Nuk keni çfarë të vishni?

E publikuar: 17/05/2017 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse së fundmi çdo mëngjes shikon dollapin dhe thua “nuk kam çfarë të vesh”, mos u shokoni. Ja disa këshilla të nevojshme që nuk të detyrojnë të bësh blerje të shumta dhe nuk të japin kriza paniku.

Për këtë pranverë ka shumë pamje që përshtaten me stinën, kështu që shihni disa kombinime perfekte.

Xhinse të bardha dhe T-shirt
Ndryshe nga xhinset tradicionale, xhinsi i bardhë është një hap para, dhe duket mjaft bukur edhe nëse e kombinoni me një t-shirt të thjeshtë. Avantazhi është se mund të luani me shumë kombinime ngjyrash, përsa i përket pjesës tjetër të pamjes.

Xhaketë mëndafshi dhe xhinse të stampuara
Kur nuk dime se çfarë të veshim, xhinset tona të preferuara janë të parat që na shkojnë në mendje. Po pastaj? Me çfarë mund ta kombinojmë? Mos u frikësoni! Mjaft në modë është xhaketa mëndafshti me stampa, si efekti i kimonosë.

Një veshje mbi xhinse
Ky është trendi i vitit, i vjedhur nga stili i Britney Spears në vitet 2000. Ideal për pak modë dhe për xhinset tuaja të thjeshta.

Xhinse të kombinuara me këpucë dhe këmishë
Duke mbajtur xhinset që do më shumë, kombinoje me një këmishë dhe atlete.,

Totalisht xhins
Edhe ky është një supertrend i momentit. Kombinoheni me xhaketë dhe pantallona xhins për të pasur një pamje Streetstyle.

Xhinse dhe gjysmëçizme
Çizmet e shkurtra që shpëtojnë çdo situatë, diçka e ndërmjetme mes një këpuce me takë dhe një biker.

Xhinse me balerina dhe pulovër
Me këtë kombinim do të keni një pamje superklasike dhe komode.

Fund, çizme dhe bluzë të madhe
Bluza e madhe dhe fundi bashkëveprojnë shumë mirë me njëri tjetrin. Bluza mbulon mirë fundi, dhe fundi i jep vlerë bluzës. Çfarë të dëshirosh më shumë?

/ TCH/