Nuk këndellet Kosova, mposhtet edhe nga Sllovenia

E publikuar: 11/10/2020 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje nga Sllovenia me rezultat minimal (0-1), në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të dielën nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bernard Challendes dha disa shenja pozitive gjatë 90 minutave lojë, po u tregua e pafuqishme për të reaguar pas golit të Haris Vuckic të realizuar në minutën e 22-të të ndeshjes.

Kjo humbje vjen vetëm pak ditë pas asaj kundër Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-1 e cila i kushtoi Kosovës me mos-kualifikim në Kampionatin Evropian.