Nuk kanë të ndalur sulmet e Hashim Thaçit ndaj Gjermanisë, e godet edhe për një pikë tjetër

10.05.2019 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nuk kanë të ndalur sulmet e Hashim Thaçit ndaj Gjermanisë, e godet edhe për një pikë tjetër

Pas Samitit të Berlinit, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është vënë në një ofensivë të egër kundër Gjermanisë, një prej shteteve e cila ka ndihmuar në çlirimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Asociacioni për të cilin Gjermania është e interesuar të jetë pjesë e negociatave, është pika ku po godet Thaçi duke e akuzuar edhe Isa Mustafën që ka nënshkruar për të në Bruksel.

Ky qëndrim anti-gjerman i Thaçit mund të jetë si pasojë e refuzimit të madh që ka marrë nga Merkeli e Makroni në Gjermani për idenë e korrigjimi të kufijve.

Përveç tjerash, Merkel dhe Makron tashmë ia kanë marrë nga dora dialogun Mogherinit, e cila asnjë herë nuk ka bërë asnjë deklaratë apo veprim, që të ndalë diskutimet për pazare me territore.

E pas Samitit të Gjermanisë, duket se dialogu Kosovë-Serbi do të kthehet në binarë, kështu beson edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se tashmë do të ketë një format të ri të dialogut të udhëhequr nga Angela Merkel dhe Emanuel Macron.

Samitin e Berlinit pritet që ta pasojë Samiti i Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, e ku do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Makron dhe Merkel.

Pas këtyre zhvillimeve deputetë të kancelares Angela Merkel, kanë filluar që të tregojnë konturat e reja të temave të cilat do të diskutohen në Paris, e ku një ndër to do të jetë edhe diskutimi për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe tema e kufijve do të mbetet jashtë.

Pikërisht kjo është edhe tema ku Thaci po synon ta sabotojë Gjermaninë e cila duket se është e interesuar që edhe cështja e ekstraterritorialitetit të kishave të jetë në tryezën e negociatave.

Këtë e ka treguar deputeti i partisë së kancelares gjermane (CDU), Johann Ëadephul, në një intervistë për Deutche Ëelle.

“Problemi i njohjes nuk mund të zgjidhet brenda ditës, askush nuk e pret këtë. Por mund të flitet për çështje të veçanta, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e pakicave, për asociacionet e komunave. Tani është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë e të mos ngecet në ca grindje të panevojshme për territore. Këto janë çështje të dorës së dytë. Nëse negociatat do të fillojnë tani me zgjidhjen e këtyre çështjeve praktike dhe shumë konkrete, atëherë kjo është një shenjë e mirë. Gjithsesi, ishte një nismë e rëndësishme nga Parisi dhe Berlini, sepse tani mund të rifillojnë negociatat”, ka thënë Ëadephul, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa Hashim Thaçit duket se nuk po i pëlqen që të ketë tema të kufizuara e të caktuara në dialogun me Aleksander Vuçiqin.

Ai vazhdimisht, sa herë i bie punë që të flas për dialogun Kosovë-Serbi, flet kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mbase duke e shfrytëzuar si pikë përmes të cilës godet Gjermaninë.

Përveç kësaj, ai mundohet që të paraqesë Asociacionin e Komunave Serbe si një të keqe që e ka nënshkruar në vitin 2013 në Bruksel, tashmë lideri i LDK-së, ish-kryeministri Isa Mustafa.

Kjo qasje e Hashim Thaçit kundër Gjermanisë shihet edhe në zhvleftësimin që ai mundohet t’ia bëjë gjithçka që ka ndodhur në Samitin e Berlinit, që u thirr me iniciativë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Emanuel Macron.

Sipas kreut të shtetit çdo takim ku nuk është e ftuar SHBA-ja, nuk mund të ketë arrihet asgjë sa i përket Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje ka thënë se është ndjerë i shokuar kur kishte marrë vesh se në Berlin nuk ishte ftuar askush nga SHBA-të, dhe thotë që edhe Samiti i Parisit mund të ketë zero efekt, nëse nuk merr pjesë SHBA-ja./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK