Nuk ka shqetësim për Messin, ai pritet të luajë në El Clasico

E publikuar: 05/02/2019 04:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse kishte shumë thashetheme rreth gjendjes fizike të Lionel Messit, pas një lëndimi në ndeshjen ndaj Valencias, lojtari do të jetë i pranishëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit.

Këtë të hënë në mëngjes, Lionel Messi nuk është trajnuar me pjesën tjetër të shokëve të tij, por për një masë paraprake.

Barcelona ka këmbëngulur se lojtari e ka gjendjen e mirë fizike dhe do të jetë gati për ndeshjen e mesjavës.

Lionel Messi gjatë ndeshjes . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Nuk ka shqetësim për Messin” , kanë thënë stafi për gazetën katalunse SPORT.

Goditja që pësoi gjatë ndeshjes në kampionat i shkaktoi dhimbje dhe një kontrakturë të vogël, por që nuk do ta pengojë atë të luajë kundër Real Madridit.

Gjithsesi, tifozët duhet të presim deri në stërvitjen e së martës për të parë Messin në aksion.

Messi në aksion pas lëndimit . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Gjithçka do të kuptohet nëse argjentinasi do të jetë në fushë me pjesën tjetër të shokëve.

Nëse nuk ka dhimbje,  Valverde do ta përfshijë atë në listën e skuadrës  për ndeshjen e së mërkurës. Nëse ai luan apo jo, atëherë do të jetë një vendim teknik. /Telegrafi/