Nuk ka fitues në derbin drenicas, Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët

E publikuar: 20/10/2017 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka sjellë fitues ndeshja mes Drenicës dhe Feronikelit që ka përfunduar në barazim pa gola 0-0.

Të dyja skuadrat kishin disa raste të mira shënimi, por portierët Faton Maloku dhe Neziri ishin në formë të mirë.

Kësisoj pas 11 javëve në elitën e futbollit kosovar, Feronikeli ka vazhduar me barazimi pasi ndeshja ndaj Drenicës ishte e shtata si barazim.

Ndërkohë për Drenicën ky ishte barazimi i dytë pasi ka shënuar edhe katër fitore të tjera.

Pas 11 javëve Drenica zë pozitën e shtatë me 14 pikë të tubuara, ndërkohë Feronikeli ka një pikë më pak dhe një pozitë më poshtë.

Në ndeshjen e radhës, Drenica do të jetë nikoqire e Llapit nga Podujeva, ndërkohë Feronikeli do të luaj në udhëtim tek Vllaznia e Pozhoranit. /Telegrafi/