Nuk ka fitore për Real Madridin, ndalet nga Villareali

E publikuar: 21/11/2020 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi është ndalur me një barazim 1-1 nga Villareali, ndeshje kjo e vlefshme për Kampionatin Spanjoll, La Liga e cila rikthehet në aksion pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare.

Mysafirët e nisën furishëm takimin duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me golin e Marianos i cili u asistuar nga mbrojtësi Dani Carvajal.

Epërsia e Real Madridi zgjati deri në minutën e 76’ kur Moreno barazoi shifrat pas golit të realizuar nga pika e bardhë.

Pas kësaj xhiroje, Real Madridi pozicionohet në vendin e katërt me 16 pikë.