Nuk i besonte gruas se dhimbjet e lindjes së foshnjës janë të mëdha, vendosi t’i nënshtrohet një testi që simulojnë dhimbjet e njëjta – u pendua keq (Video)

E publikuar: 29/03/2018 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë ata burra që ndonjëherë kanë menduar se gratë e ekzagjerojnë me dhimbjet e lindjes së fëmijëve, videoja e publikuar më poshtë do t’i bëjë të mendojnë më mirë.

Një burrë nga Wales së fundmi ka dalë vullnetarë për një eksperiment, i cili përmes disa pajisjeve simulojnë dhimbjet e lindjes së foshnjës, transmeton Telegrafi.

Videoja treminutëshe shfaq një burrë i ulur me disa elektroda të ngjitura në bark, të cilat i sjellin dhimbje të mëdha sikurse ato të lindjes së një foshnje.

“Në fillim dukej sikur po qeshte, por pas disa sekondave gjërat ndryshuan – filluan t’i rrjedhin lotët nga dhimbjet e mëdha”, ka deklaruar gruaja e tij.

Që kur kjo video është publikuar në internet është shikuar nga mijëra persona, ndërsa burri që nuk besonte në fjalët e gruas që dhimbjet e lindjes së foshnjës janë të pakrahasueshme, pranoi se tani mendon ndryshe. /Telegrafi/