Nuk është Zidane, por Godin – Mbrojtësi i Atleticos befasoi Messin me një ‘Ruletë’ (Video)

E publikuar: 15/10/2017 02:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës përfundoi me rezultat 1-1.

Por, ajo vazhdon të komentohet për rastet e bukura që ndodhën gjatë saj.

Një ndër to ishte ai i Diego Godin në Lionel Messin në minutën e 84.

Mbrojtësi uruguaian bëri një lëvizje rrotulluese të njohur si ‘Ruleta’, e gjitha kjo para yllit argjentinas të Barçës.

Dhe mjaftoi kjo që të gjithë të pranishmit në Wanda Metropolitano të ngritën në këmbë dhe të duartrokasin.

Vlen të theksohet se kjo lëvizje është bërë e njohur nga Zinedine Zidane, por edhe Diego Maradona.

Dy golat në këtë takim u shënuan nga Saul dhe Luis Suarez. /Telegrafi/