Nuk është Durrësi, është ‘deti’ i Mitrovicës (Foto)

E publikuar: 30/07/2017 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mitrovica këtë verë është krejt ndryshe, pasi rrjedha e lumit Ibër është shndërruar në liqe artificiale i cili sivjet është kthyer në ‘plazhin’ më të frekuentuar nga mitrovicasit.

E diela e nxehtë sot bëri që mijëra mitrovicas të shfrytëzojnë këtë liqe për të marrë rreze diellit dhe për t’u freskuar, shkruan gazetametro.net.

Këto pamje vijnë nga Mitrovica e sotme, ku shihen mijëra njerëz teksa shijojnë rrezet e diellit larg detit, por që duken si në të.

Ndryshe, ky projekt i liqenit akumulues është i Bashkimit Evropian e që u nis vitin 2013, por që nuk arriti të përfundohet deri sivjet./gazetametro.net.