Nuk është barsoletë: Chuck Norris ka vendosur që vërtet të vendosë një rekord botëror

E publikuar: 31/01/2019 02:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka një kohë të gjatë që në jetën tonë kur ne hasim në barsoleta të ndryshme rreth të famshmit Chuck Norris. Ai tanimë është një mit, një legjendë dhe të gjithë e duan ikonën e arteve marciale.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “me gjithë këtë famë, Chuck Norris nuk është i kënaqur” – dëshiron të mbledhë një grup njerëzish të veshur si ai për një vrapim që mund të thyejë një rekord botëror – ku pjesëmarrës do të jetë edhe vet Norris.

Në këtë rast, njerëzit pjesëmarrës do të përpiqen të thyejnë rekordin botëror për shumicën e njerëzve të veshur si Chuck Norris.

Regjistrimi për këtë ngjarje që pritet të mbahet në Teksas, thuhet të jetë 30 dollarë, por çmimi mund të rritet kur ngjarja të afrohet – deri më 4 maj.

Çmimi juaj i regjistrimit përfshin një bluzë Chuck Norris, mjekër të rreme dhe një rrip të Chuck Norris.

Në fund të garës, Chuck Norris do të jetë atje për t’ju dhënë një “përshëndetje me dorë”, por paralajmëron faqja e internetit: “”Organizatorët nuk mbajnë përgjegjësi për ndonjë lëndim që mund të ju ndodhë në atë rast”.

Gjithashtu thuhet se aty do të ketë edhe çmime për “Chuck Norris” më të mirë Mashkull dhe Femër plus versionin më të mirë të kostumit të Chuck Norris.

Ekziston edhe një festë pas garës ku pjesëmarrësit dhe spektatorët mund të shijojnë disa nga ushqimet dhe pijet e preferuara të Chuck.

Ndryshe, siç thuhet tutje, gara është për bamirësi dhe të gjitha paratë do t’i dhurohen organizatës Kickstart Kids, të themeluar nga Norris për të ndihmuar në zhvillimin e studentëve përmes arteve marciale, dhe organizatës Mercy Project, e cila po punon për t’i dhënë fund skllavërisë së fëmijërisë në Ganë. /Telegrafi/