Nuk e ka një të tillë, profesori ua mëson nxënësve kompjuterin duke e vizatuar në dërrasë të zezë (Foto)

E publikuar: 28/02/2018 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Owura Kwadwo, një mësues nga Kumasi, Gana ua mëson nxënësve të tij shkencat kompjuterike në një mënyrë shumë të veçantë.

Në një përpjekje për t’i bërë nxënësit të kuptonin mësimet e kompjuterit, ai vizatoi një format të Microsoft Word në dërrasë.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Kwadwo nuk kishte kompjuter për t’u demonstruar studentëve Microsoft Word, kështu që ai e vizatoi atë në dërrasën e zezë.

Dhe fotografia e tij me një faqe të Microsoft Word-it të vizatuar në dërrasë të zezë është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale.

Në një postim të Facebook-ut, Kwadwo shkroi: “Mësimdhënia e teknologjisë informative në shkollat e Ganës është shumë interesante. Unë i dua nxënësit kështu që unë duhet të bëj atë që do t’i bëjë ata të kuptojnë atë që po ua mësoj. /Telegrafi/