Nuk do të kthehet shqipëria në karantinë, flet ministrja e Shëndetësisë

E publikuar: 15/06/2020 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke shprehur vlerësimin e Komitetit të Ekspertëve tha sot se janë qytetarët ata që duhet të tregohen të kujdesshëm për të frenuar përhapjen e virusit.

Sipas saj pavarësisht shtimit të rasteve të reja me koronavirus, Shqipëria nuk do t’i kthehet karantinës.

Manastirliu: Aktualisht me këto shifra edhe pse të rritura këto ditë vlerëson që nuk do të ketë kthim prapa. Por padyshim vlerëson që ka shumë nevojë për të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e koronavirusit.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve shëndetësore të BE për përballimin e pandemisë në vend.