Nuhiu: Mbi 30 % e popullsisë së Maqedonisë janë shqiptarë

E publikuar: 04/02/2019 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptarët në Maqedoni mund të jenë edhe mbi 30 për qind, por për të vërtetuar këtë numër duhet pritur epilogu i regjistrimit. Në një intervistë për Alsat, zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, thotë se vetëm në vitin 2018, 33 për qind e pasaportave valide kanë marrë shqiptarët.

Nuhiu thotë se pas ndryshimeve ligjore dhe reformave, në Maqedoni nuk do të ketë më polici sekrete e posaçërisht inspektorët e DSK-së nuk do të kenë autorizime policore.