Nuhiu debuton me gol për Kosovën

E publikuar: 24/03/2017 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen kundër Islandës.

Është Atdhe Nuhiu ai i cili ka debutuar me gol në ndeshjen e parë për verdhë e kaltrit, transmeton Klan Kosova.

Ai ka realizuar në minutën e 53-të të ndeshjes që po zhvillohet në Shkodër.

Ky është goli i parë i Kosovës në ndeshjet si vendas, pasi Valon Berisha kishte shënuar kundër Finlandës në ndeshjen e parë në këto kualifikime.