Nuhatni njërën ndër këto pesë gjëra dhe menjëherë do të mësoni a ju kërcënon sëmundja e rrezikshme

E publikuar: 10/07/2018 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtimi më i ri tregon që në mënyrën më të thjeshtë demencia mund të zbulohet madje edhe shumë vite para se të zhvillohen simptomat.

Shkencëtarët kanë zbuluar që ata të cilët nuk mund të ndiejnë katër nga pesë aroma kryesore kanë dy herë më shumë shanse të sëmuren nga kjo sëmundje. Dhe sa më e keqe t’u jetë shqisa e nuhatjes, rreziku është më i madh nga demencia në moshën e mëvonshme, transmeton Telegrafi.

Aromat e forta të cilat janë përdorur në këtë eksperiment janë peperminti, peshku, portokalli, trëndafili dhe lëkura. Rezultatet mund të përdoren si vërejtje që ekziston rreziku nga kjo sëmundje.

Kjo mundëson që me kohë të fillohet terapia, por edhe që të ndryshohen shprehitë jetësore me qëllim të përmirësimit të shëndetit të përgjithshëm të organizmit dhe përgatitjes për pleqëri.

Kjo sëmundje mund të “fshihet” edhe deri në 20 vjet, pa kurrfarë mundësie që të vërehen dëmtimet të cilat ndodhin.

Hulumtimi tregon që kur sëmundja fillon të shfaqet, ajo më parë ndikon në shqisën e nuhatjes dhe ngadalë e shpartallon atë. Në eksperiment janë përdorur shkoptha e aromatizuar të mbushur me ekstrakt të cilin duhet ta dallojnë.

Personat të cilët kanë qenë objekt studimi gjithashtu kanë përcaktuar cilën dhe çfarë arome ndiejnë. Ata të cilët kanë identifikuar dy nga tri aroma kanë dëmtime të vogla të shqisës së nuhatjes, ndërsa te ata të cilët kanë identifikuar një apo dy, kjo shqisë është shkatërruar plotësisht.

Aroma ka ndikim të madh në gjendjen e organizmit, por mund edhe të rrezikojë jetën. Njerëzit të cilët nuk e ndiejnë aromën nuk mund të provojnë se a është i prishur ndonjë ushqim, nuk e ndiejnë tymin gjatë rënies së zjarrit apo aromën e pakëndshme e cila ndihet kur duhet të lahen.

Kjo është nxitës edhe për depresionin, sepse njerëzit të cilët nuk ndiejnë aromën janë të pikëlluar dhe nuk janë të kënaqur në jetë.

Sipas statistikave, mesatarisht 47 milionë njerëz në gjithë botë vuajnë nga demencia, me pothuajse 10 milionë të rasteve të reja çdo vit. /Telegrafi/