Nuhatja e aromës së gazrave të partnerit mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

E publikuar: 14/01/2018 05:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Askush nuk dëshiron të jetë afër një personi që vazhdimisht liron gazra, sepse shpeshherë aroma e gazrave është e patolerueshme.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja tregon se nuhatja e gazrave mund ta ndihmojnë një person të jetojë më gjatë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e kryera në Universitetin Exeter sugjerojnë se herën tjetër që jeni në shtrat me partnerin/ën dhe ai liron gazra, ndoshta duhet ta falënderoni e jo ta kritikoni!

Efektet fitimprurëse për shëndetin mund të kenë të bëjnë me përbërësin kryesor që e shkakton aromën e tmerrshme – sulfuri i hidrogjenit.

Pavarësisht aromës së tmerrshme, sulfuri i hidrogjenit është i padëmshëm në sasi të vogël.

Sipas studimit, ekspozimi në sasi të mëdha të sulfurit të hidrogjenit mund të jetë helmues, por ekspozimi në sasi të vogla (si ajo e gazrave) mund t’i parandalojë dëmet mitokondriale.

Sipas shkencëtarëve, sulfuri i hidrogjenit ka një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë zvogëlimin e rrezikut të kancerit, sulmeve të zemrës dhe sulmeve të trurit.

Sipas tyre, ekspozimi në këtë gaz i parandalon edhe sëmundjet si artriti dhe demenca në moshën e vjetër. /Telegrafi/