Novosti: Brukselit nuk i pengon Shqipëria e madhe

E publikuar: 03/01/2019 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas kësaj gazete, “me vendimin që deri në mars të fshihen kufijtë, Prishtina dhe Tirana kanë bërë edhe një hap të rrezikshëm kah krijimi i Shqipërisë së Madhe, mirëpo kjo nuk i ka bërë përshtypje Bashkimit Evropian, prej nga nuk ka as “një grimë” reagimi ndaj aspiratave shqiptare të cilat mund ta tronditin gjithë rajonin”.

Në Bruksel nuk i kanë ndezur alarmet “as pas paralajmërimit” të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se plani i Prishtinës është që ta “sjellë gjithë komunitetin ndërkombëtar deri në aktin e kryer: që së pari t’i heqë kufijtë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e më pas t’i heqin taksat ndaj mallit serb e më pas të thonë se janë të gatshëm të negociojnë, mirëpo nga pozita tjetër”.

“Aksioni i përbashkët i “kryeministrit të institucioneve të përkohshme në Prishtinë” Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është zbatuar me rastin e Vitit të Ri. Së pari Haradinaj ka publikuar se kufijtë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më nuk ekzistojnë, ndërkohë që u ndërlidh Rama, i cili me rastin e urimit të Vitit të Ri ka porositur se së shpejti do të fshihen edhe kufijtë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë”. Dhe gjithë këtë e ka arsyetuar me parimet e Shengenit të cilat tashmë ekzistojnë në BE./Insajderi