Notuesi u sulmua nga mjellma, i shkoi shumë afër gjatë notimit në liqe (Video)

E publikuar: 14/03/2019 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithëse njihet si një prej shpezëve më famëkeqe, sa i përket agresivitetit nëse i cenohet hapësira e banimit, një notues vendosi ta sfidojë durimin e një mjellme.

Me të hyrë në një liqe në Kherson të Ukrainës, i riu nisi të ndiqet nga shpeza, që vazhdimisht e qëllonte me sqepin e fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Zhytja në ujë gjatë motit të ftohtë, duket se e ngrohu ukrainasin, që doli me nxitim nga frika se mos po goditet.

Duke pasur parasysh se mjellmat e mbrojnë shumë territorit, nuk rekomandohet t’ju shkohet në afërsi dhe t’ju hedhet ushqim. /Telegrafi/