Noton 25 metra nën akull në liqenin më të thellë në botë (Video)

E publikuar: 21/01/2019 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë në Rusi ka notuar 25 metra nën akull në liqenin më të thellë në botë, Baikal, si pjesë e një rituali tradicional që organizohet në janar në këtë vend.

Pasi u zhvesh u zhyt nën akull dhe mbajti frymën për të notuar 25 metra nën akull. Aleksandr Shumskas, ka pranuar se derisa i afrohej vijës së “finishit” i është dukur paksa e frikshme por jo edhe diçka shumë e vështirë.

“Kam qenë i koncentruar aq shumë sa që nuk ndjeja të ftohtit e ujit”, ka shtuar ky notues rus.

Në janar të krishterët ortodoksë rusë zhytën në ujë të ftohtë për të shënuar Epifaninë, ose pagëzimin e Krishtit, që festohet në datën 18.

Temperaturat në ato momente ishin minus 12 gradë celsius, kurse Shumskas pranoi se ishte futur në ujë më herët me qëllim që mos ta ndjej në mënyrë të befasishme të ftohtit. /Telegrafi/