Notat e lojtarëve: Young Boys 2-1 Juventus, Hoarau më i miri – zhgënjen Szczesny

E publikuar: 12/12/2018 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi pësoi nga Young Boys, mirëpo siguroi kualifikimin nga pozita e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Duke qenë se skuadra vendase fitoi, nota mesatare (6.88) është pakëz më e lartë se ajo e mysafirëve (6.73).

Golashënuesi i dyfishtë, Guillaume Hoarau, është vlerësuar me notën më të lartë në këtë sfidë (8.2).

Diego Costa (7.7) dhe Cristiano Ronaldo (7.4) i kanë marrë notat më të larta nga startuesit e Juves, ndërsa është vlerësuar edhe Paulo Dybala (7.2) edhe pse u inkuadrua nga banka rezervë.

Portieri Wojciech Szczesny ka marrë notën më të ulët në këtë takim (5.9).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Young Boys (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/