Notat e lojtarëve, West Ham 1-1 Liverpool: Anderson shkëlqen, Alisson dështon

E publikuar: 05/02/2019 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

West Ham ka arritur ta ndal Liverpoolin në rrugën e tyre drejt titullit, duke barazuar 1-1.

Liverpooli kaloi i pari në epërsi me golin e Mane, ndërsa West Ham barazoi me golin e Antonios.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli mesfushori anësor brazilian Anderson me 7.9, i cili asistoi te goli i barazimit.

Sadio Mane duke festuar golin . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Antionio me 7.8 dhe Fabianski me 7.5 ishin individët më të dalluar te vendasit.

Te Liverpool, Mane dhe Van Dijk ishin të vlerësuar lartë.

Javier Hernandez . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Chicharito me 6.2, që e kaloi edhe Alissonin që u notua 6.3. /Telegrafi/