Notat e lojtarëve: Valencia 0-2 Juventus, Ronaldo me vlerësimin më të ulët

E publikuar: 20/09/2018 06:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka fituar kundër Valencias në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në një ndeshje, pjesën më të madhe të të cilës e zhvilloi me një lojtar më pak (pas përjashtimit të Cristiano Ronaldo), Zonja e Vjetër arriti të bënte paraqitje më të mirë se Los Che.

Nota mesatare e Bianconerëve është 7.02, kurse vlerësimi mesatar i vendasve është 6.38.

Portieri i Juves, Wojciech Szczesny, ka marrë notën më të lartë në skuadër (8.7) duke qenë se e mbrojti edhe një penallti.

Pas tij renditet mbrojtësi i djathë, Joao Cancelo (8.2), derisa Federico Bernardeschi (7.8) e Miralem Pjanic (7.6) janë vlerësuar me nota të mira.

Cristiano Ronaldo ka marrë notën më të ulët në skuadër (5.3) për shkak të kartonit të kuq dhe përjashtimit të hershëm.

Te Valencia janë vlerësuar Carlos Soler (7.7) dhe Rodrigo Moreno (7.0).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Valencias (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/