Notat e lojtarëve: Valencia 0-2 Barcelona, Suarez më i miri

E publikuar: 09/02/2018 05:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është finalistja e dytë në kuadër të Copa del Rey.

Katalunasit kanë triumfuar edhe në takimin e dytë të gjysmëfinales kundër Valencias me rezultat 2-0.

Tashmë kanë dal edhe notat e lojtarëve, ku më i miri ishte në radhët e skuadrës fituese.

Luis Suarez me dy asisitime ishte lojtari më i mirë i takimit dhe për këtë u vlerësua me notën 8.3.

Më i dobëti ishte mesfushori Ruben Vezo, i cili u vlerësua me notën 5.9.

Theksojmë se takimin e parë mes këtyre dyja ekipeve e kishte fituar Barcelona me rezultat 1-0.

Finalisti i parë është Sevilla, e cila eliminoi skuadrën e Leganesit. /Telegrafi/

Valencia

Barcelona