Notat e lojtarëve, Suedi 1-0 Zvicër: Shqiptarët nota kaluese, Forsberg yll

E publikuar: 03/07/2018 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zvicra është eliminuar nga Suedia me rezultat 1-0 me golin e vetëm të shënuar të Emil Forsberg.

Pikërisht Forsber ishte lojtar i ndeshjes, pasi e shënoi edhe golin e vetëm.

Mesfushori i RB Leipzing është vlerësuar me notën 7.8.

Pas tij vjen Viktor Claesson me 7.7, ndërsa vlerësime të mëdha Granqvist dhe Ekdal.

Emil Forsberg me shokë (Getty Images)

Notën më të mirë te Zvicra e ka Rodriguez me 7.5.

Shqiptari më i vlerësuar është Xherdan Shaqiri me 6.6, ndërsa pas tij vjen Valon Behrami me 6.5.

Festa pas ndeshjes (Getty Images)

Granit Xhaka me 6.4, ndërsa vlerësim të ulët ka marr Blerim Xhemaili me 5.9.

Suedia kalon në çerekfinale për herë të parë pas 24 vitesh. /Telegrafi/