Notat e lojtarëve, Spanjë 2-3 Angli: Sulmi i ‘Tre Luanëve’, lë në hije mbrojtje spanjolle

E publikuar: 16/10/2018 01:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anglia ka arritur të fitojë si mysafir i Spanjës me rezultat 3-2 në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Tre Luanët’ e nisën mirë duke shënuar tre herë në pjesën e parë me Sterling që shënoi dy herë dhe Rashford një herë.

Spanja shënoi herët në pjesën e dytë, por që nuk arriti më shumë se sa edhe një gol të vonshëm për ta mbyllur takimin me një gol diferencë.

Lojtari i ndeshjes është Harry Kane me 8.6, pasi dha dy asistime perfekt.

Pas tij vjen Rashford me 8.2, ku shënoi dhe asistoi, ndërsa Sterling me dy golat e tij merr notën 8.0.

Lojtari më pak i notuar te Anglia është Trippier me 6.1.

De Gea është lojtari me notën më të vogël në këtë takim 5.3.

David de Gea . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Nota të ulëta morën pothuajse të gjithë lojtarët spanjoll, që kishin një ndeshje për tu harruar. /Telegrafi/