Notat e lojtarëve: Spal 0-0 Juventus, dështojnë Higuain e Pjanic  

E publikuar: 18/03/2018 04:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është ndalur në udhëtim te Spali, pasi kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Zonja e Vjetër është ndalur me barazim nga Spali pas 12 fitoreve radhazi në kampionatin italian.

Sulmuesit e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, por edhe Mario Mandzukic dështuan të gjejnë rrugën e golit në këtë ndeshje.

Është pikërisht sulmuesi argjentinas, Higuain dhe mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, të cilët patën notat më të ulëta tek Juventusi, me notë 6.3, respektivisht 6.4.

Higuain ishte i padukshëm në këtë ndeshje (Getty Images) 

Në këtë ndeshje vetëm sulmuesi i vendasve, Alberto Paloschi, pati notë me të vogël 6.1, ndërsa nota më e lartë e ndeshjes shkoi për Mateo De Sciglion, i cili u notua me 7.6. /Telegrafi/

SPAL: 

Meret dhe Felipe ishin më të vlerësuarit te Spali

Juventus: 

Te Juve dështuan edhe Asamoah dhe Matuidi