Notat e lojtarëve: Roma 2-2 Inter, vlerësohen Brozovic dhe Florenzi

E publikuar: 03/12/2018 05:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma dhe Interi kanë luajtur baras në ndeshjen kryesore të kësaj jave në kampionatin italian.

Loja e dy skuadrave ishte e përafërt, ashtu që nota mesatare e Giallorosëve është lehtë më e lartë (6.81), në raport me atë të Nerazzurëve (6.62).

Alessandro Florenzi (7.7) dhe Cengiz Under (7.5) janë lojtarët më të vlerësuar te nikoqirët, derisa Kostas Manolas (6.1) ka marrë notën më të ulët.

Notën më të lartë te mysafirët e ka marrë Marcelo Brozovic (7.7), ndërsa Borja Valero ka notën më të ulët në takim (6.0).

Dy portierët, Robin Olsen (6.7) dhe Samir Handanovic (6.6) që i pranuan nga dy gola, janë vlerësuar me nota të përafërta.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/