Notat e lojtarëve: Real Madrid 3-0 Alaves, shkëlqen Casemiro

E publikuar: 03/02/2019 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi regjistroi një fitore rutinë kundër Deportivo Alavesit në Santiago Bernabeu.  

Paraqitja e Los Blancos ishte shumë më e mirë, prandaj kanë notë mesatare (7.48) shumë më të lartë se kundërshtari (6.24).

Casemiro është shpallur lojtari i ndeshjes në këtë sfidë (8.7), kurse pas tij ndodhet Vinicius Junior (8.5).

Lojtari me notën më të ulët te Mbretërit është vlerësuar anësori Gareth Bale (6.5).

Marioano Diaz që shënoi gol (7.1) dhe Marco Asensio (7.2) janë vlerësuar me nota të mira, edhe pse u inkuadruan nga banka rezervë.

Mubarak Wakaso është lojtari me notën më të ulët te Deportivo Alavesi (5.6), por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Deportivo Alavesit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/