Notat e lojtarëve, Milan 3-0 Empoli: Castillejo yll, Veseli dështim

E publikuar: 22/02/2019 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Djelmoshat e Gennaro Gattusos zhvilluan ndeshje të mirë duke marrë fitoren e tretë me radhë.

Te Milani lojë të mirë zhvilloi Samu Castillejo që u vlerësua me 9.6, pasi shënoi gol dhe asistoi.

Kessie, Piatek dhe Calhanoglu janë po ashtu ndër më të vlerësuarit.

Krzysztof Piatek . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Notën më të ulët te Milani e kishte Paqueta (6.6).

Te Enpoli ishte Bennaccer që u vlerësua më lartë, ndërsa dështim i ndeshjes ishte Federik Veseli me 5.7. /Telegrafi/