Notat e lojtarëve: Manchester United 0-2 PSG, shkëlqen Di Maria – zhgënjen Pogba

E publikuar: 12/02/2019 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germaini e ka mposhtur Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Ashtu si edhe rezultati, nota mesatare e ekipit mysafir (7.07) është më e mirë se ajo skuadrës vendase (6.21).

Falë lojës dhe dy asistimeve të tij, Angel di Maria është zgjedhur lojtari më i mirë në këtë ndeshje (8.1).

Angel Di Maria në ndeshjen kundër Manchester Unitedit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Pas tij gjenden dy golashënuesit, Presnel Kimpembe (7.9) dhe Kylian Mbappe (7.7), ndërsa Gianluigi Buffon, i cili nuk pati punë këtë sfidë ka notën më të ulët te PSG (6.5).

Paul Pogba është lojtari me notën më të ulët te Unitedit (5.4), duke qenë se edhe u ndëshkua me karton të kuq në fund të sfidës.

Luke Shaë (5.9) dhe i inkuadruari në fund të pjesës së parë, Alexis Sanchez (5.9), janë dy lojtarët tjerë me nota të ulëta te nikoqirët.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i të gjithë lojtarëve që luajtën në këtë përballje:

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Paris Saint-Germainit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/