Notat e lojtarëve: Manchester United 0-1 Juventus, vlerësohet mbrojtja e Bianconerëve

E publikuar: 24/10/2018 07:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka fituar kundër Manchester Unitedit në Old Trafford në ndeshjen e tretë grupore në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket vlerësimit mesatar të skuadrave, Zonja e Vjetër është vlerësuar me notë më të lartë (6.93) në krahasim me atë të Djajve të Kuq (6.51).

Notën më të lartë në këtë takim e ka marrë Alex Sandro (7.7), teksa pas tij është Giorgio Chiellini (7.6). Joao Cancelo (7.2) dhe Leonardo Bonucci (7.0) janë vlerësuar po ashtu për paraqitjen e tyre.

Ronaldo dhe Pogba gjatë ndeshjes në Old Trafford (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Golashënuesi Paulo Dybala ka marrë notën 7.4, derisa Cristiano Ronaldo është vlerësuar me notën 7.0.

Vlerësimin më të lartë të Unitedi e ka marrë ish-mesfushori i Juves, Paul Pogba (7.2).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/