Notat e lojtarëve: Manchester City 1-2 Lyon, Nabil Fekir merr vlerësim të lartë

E publikuar: 20/09/2018 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City u mposht në shtëpi nga Lyoni, që shënoi një prej befasive të xhiros së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Nikoqirët ishin pakëz më të dobët se kundërshtari në të këtë sfidë ashtu që nota e tyre mesatare (6.54) është lehtësisht më e ulët se ajo e mysafirëve (6.89).

Nabil Fekir është shpallur lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë, falë golit dhe asistimit (8.7).

Notë të lartë ka marrë edhe golashënuesi tjetër i skuadrës franceze, Maxwell Cornet (7.6).

Fabian Delph e ka marrë notën më të ulët në këtë takim (5.8), derisa me paraqitje të dobët është vlerësuar edhe portieri i Cityt, Ederson (5.9).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Lyonit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/