Notat e lojtarëve, Lyon 0-0 Barcelona: Portieri Anthony Lopez, lojtar i ndeshjes

E publikuar: 20/02/2019 04:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lyon dhe Barcelona kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kampionëve. 

Edhe pse skuadrat kishin rastet e tyre, nuk erdhi asnjë gol.

Te Lyon janë vlerësuar portieri, mbrojtësit e qendrës dhe mesfushorët e qendrës po ashtu.

Rony Lopes është vlerësuar si lojtar i ndeshjes me notën 8.0.

Mbrojtësit Marcelo dhe Denayer janë vlerësuar me notën 7.4. Vlerësim të mirë ka marr NDombele me 7.5 dhe Aouar me 7.2.

Te Barcelona ishte Lionel Messi më i vlerësuari me 7.8, ndërsa pas tij vijnë Semedo me 7.6 dhe Busquets me 7.5.

Lojtarët më të dobët në ndeshje ishin Dembele i Barcelonës dhe Traore i Lyon me 6.4. /Telegrafi/