Notat e lojtarëve: Liverpool 0-0 Bayern Munich, Martinez e Keita më të mirët

E publikuar: 20/02/2019 03:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka pasur gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Bayern Muichut.

Meqenëse rezultati ishte i barabartë në Anfield, ashtu janë edhe notat mesatare të dy skuadrave, për vendasit 6.73, ndërsa për mysafirët 6.75.

Notën më të lartë te Redsat e ka Naby Keita (7.6), ndërsa Sadio Mane (6.2) dhe Mohamed Salah (6.3) janë futbollistët me vlerësimet më të ulëta.

Javi Martinez (7.7) e ka notën më të lartë te bavarezët, por edhe vlerësimin më të lartë në këtë sfidë.

Lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshje është vlerësuar anësori i Bayernit, Kingsley Coman (5.8), por edhe David Alaba ka notë të ulët (6.3).

Faza ofensive e mysafirëve është vlerësuar me nota të përafërta, pos Comanit që ka marrë notë më të ulët.

Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Bayern Munichut (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/