Notat e lojtarëve: Kroacia 2-1 Anglia, Perisic me vlerësimin më të lartë

E publikuar: 12/07/2018 04:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kroacia e ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Anglezët bënë paraqitje më të mirë në gjysmën e parë, ndërsa kroatët luajtën më mirë pas pjesës së dytë dhe në vazhdime.

Ivan Perisic ka marrë vlerësimin më të lartë (8.7), falë lojës së tij, golit dhe asistimit.

Pas tij te Kroacia ndodhet Mario Mandzukic, futbollisti që e shënoi edhe golin e fitores.

Tek Anglia, golashënuesi Kieran Trippier ka marrë notën më të lartë (8.4), ndërsa mesfushorët tjerë janë vlerësuar me notat më të ulëta.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Kroacisë (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Anglisë (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/